Draksler nuk ka garanci, e duan në Bundesligë

Julian Draksler nuk ndihet i sigurt në Paris, për sa i përket hapësirës që do të ketë. Mbape dhe Nejmar po marrin gjithë skenën dhe për gjermanin duket se largimi është zgjidhja më e mirë. Në Europë ka disa skuadra që duan shërbimet e 24-vjeçarit, por në skenë del emri i ish-skuadrës së tij, Shalke 04.

Sipas “CalcioMercato.com” klubi i “minatorëve” po studion me shumë kujdes situatën dhe është gati që t’i ofrojë një marrëveshje kampionëve të Francës. Do të ishte një rikthim për Draksler tek skuadra ku u formua si futbollit dhe do të kishte mundësinë që të rritej akoma dhe më shumë, por mbi të gjitha të ketë në dispozicion minutat që i nevojiten.

Në dy edicionet e fundit, gjermani nuk ka mundur që të arrijë asnjëherë shifrën e 20 ndeshjeve si titullar. Vetëm 8 gola në një edicion e gjysmë për të duket se janë shumë pak dhe drejtuesit e PSG-së, po mendojnë që ta sistemojnë diku tjetër. Kujtojmë për të ka pasur interesim dhe nga ana e Milanit dhe të gjitha shanset janë që mesfushori me tipare sulmuese të ndryshojë ambient që këtë merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online