Dosti: Partizani superior, duhen 3-4 lojtarë për në Champions

Edmond Dosti, ish-futbollist i Partizanit, foli për “RTSH Sport”, ku i thuri elozhe presidentit Demi dhe trajnerit Gega, si dhe sugjeroi se “Demave” iu duhen edhe 3-4 përforcime për të ecur sa më shumë në Champions League:

“U nisa nga Austria për derbin, është më i bukuri në botë për mua. Kam menduar gjithë rrugës që të fitonim dhe të merrnim titullin. Atmosfera dhe loja e bukur bëri që të vlente gjithë ajo sakrificë. Kritikat kanë qenë të drejta. Dua ta falënderoj presidentin Demi, pasi i ka vlerësuar. Ardhja e Gegës krijoi atmosferën dhe skuadrën për të arritur suksesin e pritur prej 26 vitesh.

Kohët janë ndryshe, atëherë ishim më të vuajtur. E përbashkëta është fanella dhe respekti. Nga viti 1946 është një nga skuadrat më të mira. Grupi i Partizanit ishte më i miri. Nga fillimi deri para derbit e kanë justifikuar veten, kanë qenë superiore ndaj gjithë ekipeve të tjera.

Profesori dhe drejtuesit e dinë shumë mirë çfarë të bëjnë. Do sugjeroja të merrnin 3-4 lojtarë të mirë për të mirën e klubit në Champions. Kjo është në të mirë të klubit. Edhe çmimet e lojtareve do të rriteshin nëse ka ecuri të mirë”, përfundoi Dosti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *