Dosti krah “Guerrils”: Të paaftë dhe joprofesionistë!

0

Ish-sulmuesi i të kuqve aktiv në rrjetet sociale. “Bravo çuna, por atyre nga një vesh u hyjnë dhe nga tjetri u dalin!”

Një, dy apo tre fitore nuk kanë asnjë ndikim te ultrasit e kuq, që vijojnë të jenë kritikë ndaj skuadrës së tyre dhe drejtuesve. Së fundmi ata kanë pasur disa pyetje për presidentin Gazment Demi. “Lojtarë liliputë dhe drejtues të paaftë prej 5 vitesh!Po ty president? A nuk të vjen pak inat? A nuk shqetësohesh ndopak? Apo nuk ka problem, ti fjalën tënde e ke thëne për 70 vjetor. Vitet para i kemi, ke thënë. Fundja je brenda objektivit që ke caktuar!”, thuhej në një pjesë të deklaratës, ndërkohë më tej vijohej: “Por neve na dhemb shpirti kur shohim se pas humbjeve lojtarët zgërdhihen sapo lënë stadiumin. Harbohen nëpër lokale dhe meqë nuk mbushin dot me pikë tabelën e renditjes, mbushin me foto ‘Facebook’-un dhe ‘Instagram’-in. Trofetë e vetme të lojtarëve dhe drejtuesve janë shishet e boshatisura dhe skedinat-çarçaf! “Kampionë” të vërtetë! Ky sezon u dogj që pa nisur dhe përgjegjësi kanë të gjithë, por askush nuk e merr përsipër sepse nuk kanë fytyrë të na dalin përballë kur shohin që ne prapë vijojmë ta mbështesim Legjendën me gjithë shpirt! President, ndërhy jepi drejtim, nuk mjafton t’i varësh çelësat në qafë drejtuesve që vetëm fshihen, nuk mjafton t’i llastosh lojtarët me paga marramendëse dhe pastaj të vazhdojnë në qejfin e tyre jashtë çdo objektivi por edhe larg paraqitjeve qe i kanë hije Partizanit…”, shkruajnë “Guerrils”.


DOSTI – Në postimin e bërë nga “Guerrils” ka ardhur një reagim nga ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti. 48-vjeçari që jeton në Austri ka qenë shpesh kritik këtë sezon, teksa në të njëjtën linjë ka qëndruar edhe këtë herë, teksa shkruan: “Bravo çuna, por atyre nga një vesh u hyjnë dhe nga tjetri u dalin! Janë të paaftë dhe joprofesionistë!”, shkruan Dosti, kampion me Partizanin në sezonin 1992-1993. Asokohe ai shpallej edhe golashënuesi më i mirë, me 21 gola.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.