Ademir mbyll vitin, do operohet në Brazil

Braziliani u dëmtua në ndeshjen me Flamurtarin dhe nuk e shmang dot ndërhyrjen. Rikuperimi zgjat dy muaj

Vladimir Prenga

Laçi po përgatitet për ndeshjen e radhës me Teutën dhe drejtuesit presin kthesën. Gjatë këtyre ditëve po kërkohet të hidhet pas shpine humbja me Kamzën në shtëpi dhe trajneri Mezani po punon me ekipin edhe në aspektin psikologjik. Në Durrës nuk do të jetë aspak e lehtë dhe bardhezinjtë e dinë shumë mirë. Të dyja skuadrat nuk po kalojnë një moment të mirë dhe vetëm rezultati pozitiv u bën punë. Ritmi i përgatitjeve te Laçi është rritur, ndërkohë që edhe në këtë sfidë do të ketë sërish mungesa. Taulant Sefgjini është i pezulluar prej kartonit të kuq të marrë ndaj Kamzës dhe në linjën e majtë të mbrojtjes pritet të pozicionohet Arbër Shala, që në ndeshjen e fundit luajti në mesfushë. Sa i takon formacionit, me shumë gjasa ndryshimet do të jenë të vogla në Durrës, me Nikën që pritet të rikthehet titullar pas kalimit të gjendjes gripale.
ADEMIR SOUZA
Braziliani i rikthyer në Laç këtë verë është dëmtuar që në ndeshjen me Flamurtarin në Krujë dhe pas vizitave mjekësore i është rekomanduar të operohet. E njëjta përgjigja i ka ardhur edhe nga jashtë mbrojtësit, ndërkohë që rikuperimi i tij zgjat rreth dy muaj. Burime të gazetës pranë klubit kurbinas dhe lojtarit bëjnë me dije se brenda kësaj jave ai do të fluturojë drejt Brazilit. Ademir do të operohet në vendlindje dhe më pas mbetet për t’u parë gjendja e tij. Në Shqipëri mbrojtësi ka luajtur edhe për Skënderbeun, ku ka fituar dy tituj kampion, për t’u huazuar për gjashtë muaj te Laçi. Këtë verë bardhezinjtë gjetën sërish akordin me të për t’u rikthyer, por ai ka mundur të luajë vetëm në pesë ndeshje. Mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi brazilian do të kthehet sërish në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online