Borusia e Dortmundit është ndalur te barazimi 0-0 sot në Frajburg, duke lëshuar pikët e para të sezonit të ri. Një paraqitje e dobët e Dortmundit në aspektin sulmues, ku mungonte totalisht fantazia, ndaj një rivali inferior, që luajti me 10 lojtarë më për më shumë se një orë.
Amir Abrashi luajti 90 minuta te Frajburgu, duke dhënë një kontribut të madh në frenimin e sulmeve të Dortmundit, që pati një zotërim topi prej 80%.
Në ndeshjen e tjera, ra në sy fitorja 3-1 e Maincit ndaj Leverkuzenit, me përmbysje.
Ndërkaq, Frankfurti fitoi 1-0 në Gladbah dhe heroi i ndeshjes për miqtë ishte Kevin-Prins Boateng, autor i golit vendimtar në pjesën e parë.