Dortmundi shkëlqen ndaj Sitit B, Gëce e nis sezonin me gol

0

Vera është kohë merkatoje dhe miqësoresh luksi dhe në Amerikë këtë verë do të luhen shumë të tilla.

Të parët që kanë matur forcat janë Dortmundi e Mançester Siti, që janë ndeshur në Çikago.

Fitoi Dortmundi, 1-0, me një gol nga Mario Gëce në pjesën e parë, kur Pulisiç fitoi një 11-metërsh.

Megjithatë, ishte Mançester Siti B, pa shumë titullarë, ndaj dominimi i Dortmundit ishte normal.

Vetëm Mahrez shkëlqeu për anglezët, ndërsa në pjesën e dytë luajti Xho Hart, i cili u paraqit mjaft mirë.

Guardiola u ankua pas ndeshjes për lojën agresive të Dortmundit, por në fakt Siti i të rinjve zhgënjeu dhe asnjë i ri nuk duket gati për ekipin e parë.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.