Julian Draksler mund të rikthehet në Bundesligë. Mesfushori i PSG-së raportohet se shihet si pasuesi i Osman Dembelesë te Borusia Dortmundi dhe në këto ditë të fundit të merkatos mund të vishet verdhezi.
Në “Signal Iduna Park” ai do të gjente tre kolegë të kombëtares gjermane në sulm, Mario Gëce, Marko Rojs dhe Andre Shyrrle (ky i fundit, në fakt, ka kohë që nuk luan me “pancerat”, por mbetet lojtar për t’u ndjekur).
Draksler më parë ka luajtur te Shalke 04 dhe Volfsburgu. Në Paris ai e ka të vështirë të luajë titullar, sidomos pas blerjes së Nejmarit për 222 mln euro. Për të ka shprehur interes edhe Bajerni.