Kristian Eriken është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Danezi i Totenhemit është ndër mesfushorët më të mirë në botë dhe Reali i Madridit po insiston shumë për të siguruar shërbimet e tij.
Totenhemi ka rezistuar gjatë, por në fund është dorëzuar. Mos rinovimi i kontratës, që skadon në verën e vitit 2020, ka lodhur drejtuesit e “Spurs”. Këta të fundit kanë vendosur çmimin e lojtarit.
Siç raporton “Mirror”, klubi londinez e vlerëson vikingun 150 milionë euro. Kjo shumë është 10-fish më e lartë nga ajo që pagoi Totenhemi për kartonin e 27-vjeçarit tek Ajaksi në vitin 2013.