Dorëhiqet Zeka? E vendos bordi i Vllaznisë largimin

Drejtori sportiv i kuqebluve nuk udhëtoi me skuadrën në Ulqin

Fillimi i vitit 2017 duket se do të shoqërohet me lëvizje të shumta në kampin kuqeblu. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për sportistët, por edhe në radhët e drejtuesve. Realisht prej ditësh në opinionin publik, por edhe në qarqet sportive flitej për një spostim nga detyra të drejtorit sportiv Eugent Zeka dhe zëvendësimin e tij me drejtorin teknik të Akademisë Vllaznia, Alban Hasani. Lëvizja në fjalë argumentohej me faktin që vete Zeka ka shprehur pakënaqësi në lidhje me mungesën e kompetencave që ai ka pasur në postin që mban. Dhe konkretisht, ai mësohet të ketë shprehur rezerva në lidhje me shumë vendime që janë marrë dhe vazhdojnë të merren në klubin e futbollit Vllaznia, për të cilat ai nuk është pyetur fare. Këtyre u është shtuar edhe rasti më i fundit, ai i përpilimit të listës së futbollistëve që kanë udhëtuar me skuadrën në fazën përgatitore të Ulqinit.

Në të tilla kushte, nga burime jo zyrtare, mësohet se Eugent Zeka ka kërkuar dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv të Vllaznisë, detyrë të cilën e mban prej më shumë se një viti. Ndonëse, nga ana e klubit të futbollit Vllaznia akoma nuk është bërë asgjë zyrtare në këtë drejtim, ajo që e bën edhe më të besueshme vendimin e dorëheqjes së Zekës nga posti i drejtorit sportiv ka të bëjë edhe me mos praninë e tij në dy rastet e fundit, fillimisht atë të prezantimit zyrtar të sulmuesit Xhevahir Sukaj, si dhe momenti i nisjes së skuadrës kuqeblu drejt Ulqinit. Sidomos, rasti i së shtunës ka tërhequr jo pak vëmendjen e mediave të pranishme, sepse në çdo rast tjetër të mëparshëm, ai që është marrë, jo vetëm me të gjithë procedurat e organizimit të zhvendosjes së skuadrës në fazë përgatitore, por edhe ka shoqëruar dhe qëndruar me ekipin në grumbullim. Ky është një sinjal i drejtpërdrejt që çështja e dorëheqjes së Zekës, duket punë e përfunduar.

Megjithatë, zyrtarisht duhet pritur komunikimi zyrtar që do të përcjellë në vazhdim klubi i futbollit Vllaznia për këtë çështje. Paraprakisht, burime pranë klubit të futbollit Vllaznia bëjnë të ditur për “Sport Ekspres” se vendimi në lidhje me çështjen “Zeka”pritet të jepet me fillimin e javës së ardhshme, kohë në të cilën do të mblidhet Bordi Mbikëqyrës Vllaznia, i cili do të shqyrtojë dorëheqjen e Zekës, dhe më pas do të dalë me konkluzionet, apo vendimet përkatëse. Ndërkohë, gjithnjë nëse drejtuesit e klubit dhe ato të Bashkisë Shkodër miratojnë dorëheqjen e Zekës, mbetet për t’u parë se kush do të jetë zëvendësuesi i tij. Do të jetë drejtori teknik i Akademisë së Futbollit Vllaznia, Alban Hasani, i përfolur shumë për këtë lëvizje, apo mund të jetë ndonjë figurë tjetër futbollistike e qytetit verior që mund të përzgjidhet nga strukturat zyrtare në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online