Më i paguari në Superiore, Nespor do të vijojë me të rinjtë e Skënderbeut

Futbollisti më i paguar në Superiore doli një blof i madh, por largimi i tij është i pamundur. Skënderbeu e çon te të rinjtë, vendimi pranohet nga sulmuesi 

Sulmuesi çek Martin Nespor erdhi me bujë në fund të merkatos verore te Skënderbeu, në huazim nga Zaglebie në Poloni. CV e mirë, eksperiencë dhe mesatare e lartë shënimi, u mendua se Skënderbeu gjeti pasuesin e Salihit dhe i dha edhe një pagë “monstruoze”, 15 mijë euro në muaj. Gjithçka ters, Nespor nuk ka bindur asnjëherë dhe trajneri Ilir Daja nuk e ka preferuar as kur e ka pasur në dispozicion, ndërkohë që sulmuesi ka pasur probleme fizike pa fund dhe qartësisht nuk ka ardhur në Shqipëri me maksimumin e formës. Ndoshta edhe procesi i ambientimit ka shkuar keq dhe tashmë Skënderbeu kërkon ta largojë, por Zaglebie nuk ka ndërmend ta prishë kontratën e huazimit. Gjithashtu, Nespor refuzon të largohet dhe është paraqitur në Durrës, në kompleksin Tropikal, ku qëndron zakonisht skuadra korçare.

Ndërkohë, avokatja e tij Marketa Vohoska Haindlova i ka nisur një e-mail Skënderbeut, duke i kërkuar dokumentimin e kërkesës që klubi ka ndaj sulmuesit, për të mos shkuar për fazë përgatitore në Turqi. Gjithashtu, Nespor ka kërkuar nëpërmjet avokates që të qëndrojë në rezortin Tropikal në Durrës, ndërsa gjithçka duhet dokumentuar, në lidhje me faktin që moslejimi i Nesporit për të shkuar në Turqi nuk është një dhunim i kontratës mes palëve.

Nga ana e vet, Skënderbeu ka nisur përgjigje duke i kërkuar sulmuesit të paraqitet në Korçë për të vazhduar stërvitjen me skuadrën U-19, pasi forma e tij fizike nuk është e tillë që vlen për ekipin e parë dhe vetëm pasi të ketë arritur formën optimale do të vlerësohet nëse vlen për ekipin e parë. Qartësisht, Skënderbeu kërkon të evitojë telashet ligjore dhe kërkon që sulmuesi të largohet në kërkesën e vet, por duket qartë që është një situatë shumë e ndërlikuar dhe sido që të shkojë, Skënderbeu do të humbasë financiarisht, pasi Nespor nuk largohet pa dëmshpërblim, ose do të vijojë të paguhet pa luajtur. Mbrëmjen e djeshme Nespor ka pranuar vendimin e klubit dhe tashmë do të vijojë stërvitjen në Korçë, në bazë të programit stërvitor hartuar nga Daja, ndërsa deri në 31 janar Skënderbeu shpreson që t’i vijë ndonjë ofertë nga jashtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online