Shaqiri rekomandon mbrojtës, Belica afër Partizanit

Ish-trajneri i Kukësit i ka ofruar klubit të kuq një qendërmbrojtës. Shtatlarti ka një CV të pasur. 27-vjeçari luajtur me Inter Bakunë dhe Shkëndijën e Tetovës

Partizani ishte shumë afër Ivan Fushtarit të Kamzës. Stafi teknik ishte i qetë në këtë drejtim, pasi afrimi i tij do të sillte shumë siguri në prapavijë, por gjërat ndryshuan në sekondat e fundit. Kroati nuk do të jetë pjesë e “demave”, prandaj nevojitet një tjetër qendërmbrojtës. Emri i ri që del në skenë është ai Egzon Belicës. 27-vjeçari ka një karrierë të pasur dhe është një lojtar me të dhëna të mira. Ai do t’u bashkohet të kuqve në ditët në vijim.

SHAQIRI – Lojtari është propozuar nga trajneri Artim Shaqiri. Ai ka qenë i pranishëm në seancën e djeshme stërvitore. Shaqiri bisedoi gjatë me trajneri Starova para fillimit të seancës stërvitore. Të dy kanë një miqësi të hershme mes tyre, pasi kanë punuar së bashku te Kukësi. Shaqiri nuk ka dashur të komentojë në lidhje me afrimin e mbrojtësit Belica, pavarësisht se u pyet nga gazetarët e pranishëm.

BELICA – Lojtari luan në pozicionin e mbrojtësit të qendrës. Belica është shqiptar i Maqedonisë. Ai është 27 vjeç dhe ka eksperiencë të madhe në Maqedoni, por edhe jashtë saj. Belica e nisi karrierën me ekipin lokal të Strugës. Më pas luajti një sezon për Besën e Kavajës. Shtatlarti provoi një huazim te Vllaznimi, më pas u rikthye në Maqedoni te Rabotnicki dhe Ohri. Më tej, ai kaloi në ligën moldave, me ekipin e Konkordia Çiajna. Shkëndija e Tetovës e afroi në skuadër dhe mbrojtësi bëri hapin e madh, transferim te Inter Baku. Në Finlandë u kthye në lojtar kryesor. Ai luajti si titullar. Karriera e tij merr një kthesë të çuditshme, pasi kalon te Riga. Lativia nuk është një zgjedhje e duhur për të. Belica luan vetëm 5 ndeshje, ndërsa tani kërkon një ekip të ri. Partizani i shfaqet në derë, pse jo? “Demat” duan mbrojtës, futbollisti ka nevojë për ekip. Shtatlarti pritet t’i bashkohet të kuqve në stërvitje, por ende nuk është përcaktuar nëse do të jetë për një periudhë prove, apo do të nënshkruajë direkt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online