Diego Armando Maradona sërish në telashe, si zakonisht. Ish-ylli i futbollit argjentinas dhe atij Botëror ka qenë ditët e fundit në Rusi, për ceremoninë e dorëzimit të trofeut në Kupën e Konfederatave, por e ka tepruar pak, duke ngacmuar (ndoshta) seksualisht një gazetare ruse.
Gazetarja seksi Ekaterina Nadolskaja ka akuzuar publikisht Maradonën se i ka futur duart, duke e ngacmuar seksualisht, por kjo histori ka shumë pikëpyetje brenda.
Gazetarja shkoi në hotel të intervistonte Maradonën dhe ky përfitoi nga rasti, sipas versionit të saj, ndërsa Maradona mohon prerë dhe avokati i tij pretendon se është gazetarja ruse ajo që ka tentuar të joshë “El Pibe de Oro”-n.
Megjithatë, çudia është se gazetarja pretendon se stafi i Maradonës i ka ofruar 500 euro që të heshtë, ndërsa ka vendosur mos ta denoncojë në polici ngjarjen.
Po pse e denoncon në media, atëherë, me një video ku shfaqet shumë e qeshur dhe e lumtur, por deklaron se është lënduar shumë?