VIDEO | Dopio gafa e Tardelit, “transformon” Zhorzhinjon e Çelsit!

Marko Tardeli ka fituar Botërorin  e vitit 1982 me Italinë dhe mbahet mend për festimin e famshëm mbas shënimit të golit në finalen e fituar me Gjermaninë. Ish-futbollisti i Juventusit dhe ish-trajneri i Interit ka bërë një gafë të dyfishtë me Zhorzhinjon, i cili u transferua këtë verë nga Napoli tek ekipi i Çelsit.

Mesfushori i Sarrit shënoi golin e Italisë në barazimin me Poloninë, ndeshje në kuadër të Nations League, ndërsa mbas ndeshjes po jepte prononcimin e tij për televizionin “Rai”, aty ku Tardeli punon si opinionist.

Tardeli në fillim e ka pyetur Zhorzhinjon se pse nuk ka arritur të luajë mirë me Napolin, por as me Mançesterin. Mbasi lojtari u përgjigj i nervozuar: “Nuk kam luajtur kurrë në Mançester”, Tardeli kërkoi falje menjëherë, por duke ngatërruar emrin e futbollistit: “Më fal Serxhinjo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online