Donis Avdijaj ka talent, por ende nuk ka shpërthyer në Gjermani dhe shpesh shkruhet se karakteri i tij i hap probleme.
Dje Shalke luajti një miqësore, duke mundur 1-0 Paderbornin, por Avdijaj ishte i vetmi që nuk luajti. Vetëm nxehje për 30 minuta dhe aq.
Trajneri Domeniko Tedesko u mjaftua me një batutë pas ndeshjes: “Ne i lajmë vetë rrobat e pista, problemet i zgjidhim vetë. Avdijaj e di mirë pse nuk luajti”.
Drejtori sportiv Kristian Hajdel sqaroi: “Nëse vjen vonë, nuk luan. Ka orare që duhen respektuar. Avdijaj nuk duhet të vonohet”.