Doktori zbulon detajet e ndarjes nga jeta të Maradonës: Zemra i peshonte më shumë se e zakonshmja dhe ia hoqën, një grup tifozësh donin t’ia vidh.nin

Tashmë mund të thuhet se ka kaluar thuajse një vit nga ndarja nga jeta e Maradonës. Legjenda e futbollit ndërroi jetë në 25 nëntor të vitit të kaluar në shtëpinë e tij në Buenos Aires dhe për këtë rast është hapur hetim për mjekët, që mund ta kishin shpëtuar nëse do të ndërhynin në kohë.

Ndërkohë një doktor i quajtur Nelson Kastro, ka gjithë vëmendjen kryesore të mediave pasi ka publikuar librin “Shëndeti i Diegos, një histori i vërtetë”. Atje zbulohen shumë detaje për jetën e Maradonës dhe njëkohësisht për atë që ndodhi pas v.dekjes së tij.

Zemra e Maradonës ishte më e madhe dhe peshonte më tepër sesa e zakonshmja, madje një grup tifozësh kishin përgatitur planin për t’ia vje.dhur. “Është e vërtetë që zemra e tij peshonte gjysmë kilogrami dhe zakonisht peshon rreth 300 gram. Ai kishte një zemër të madhe, zemrën e një sportisti, por kishte edhe një defekt në zemër.

Një grup tifozësh kishin një plan për të vjedh.ur zemrën e tij. Ata dështuan ta bënin këtë sepse u zbulua dhe u desh të hiqnin dorë. Diego u varr.os pa zemër, sepse u nxor për t’u studiuar dhe për të përcaktuar shkaku i saktë i vdek.jes së tij”, shkruan Kastro. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online