VIDEO/ Egnatia është realitet i ri! Dinamo nuk arrin që të fitojë mes 100 minutash, kthehet në Bakaj-Puja dhe shumë raste për gol

0

Dinamo-Egnatia 1-1 Ibrahimi 32′ p/Telushi p 8′

Dinamo e ka mbyllur ndeshjen kundër Egnatias në shifrat 1-1. Miqtë arritën që të kalonin në avantazh që në minutën e 8, teksa “ushtar” Telushi kishte gjithë gjakftohtësinë për të kaluar Bakajn. Menjëherë pas kësaj minute, kryeqytetasit e kthyen ndeshjen me një portë. Raste të panumërta janë shpërdoruar nga ana e Dinamos deri në gjetjen e rrjetës. Këtë herë ishte kapiteni tjetër, Agim Ibrahimi, që nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Cinedu shpërdoroi një rast flagrant në fundin e së parës, atje ku topi shkoi shumë më lartë portës së mbrojtur nga Puja. Ndërkohë pjesa e dytë kishte një tjetër panoramë, mes dy ekipeve që krijuan shumë raste për të shënuar. Fillimisht ishte Cyrbja që fitoi një penallti për Egnatian, por këtë herë Bakaj tregon lartësinë e tij nga 11-metrat, ku ashtu si edhe ndaj Tiranës, arrin që të pres topin e goditur këtë herë nga Pedro Augusto.

Dinamo kishte jo pak mundësi për të shënuar, por edhe në krahun tjetër ishte një super Puja. Cinedu dhe Mihana dolën para Pujës, ndërsa ky i fundit arriti që t’i ndalë. Në fund kishte edhe një gol të anuluar për Dinamon, atje ku VAR-i mori shumë kohë për të vendosur mbi një rast shumë të diskutueshëm. Të dyja ekipet kanë ndarë nga një pikë, ndërsa Egnatia konfirmohet si realitet i ri. /Sport Ekspres/

Dinamo: Bakaj; Siljanovski, Imami, Sofranak, Isaevski, Maliqi, Demiri; Mihana, Gavazaj, Ibraimi, Çinedu

Egnatia: Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Allmuça, Krivanjeva, Xhekson, Imeri, Iseni, Telushi, Cyrbja, Pedro Augusto

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.