Doka, pothuajse i larguar?

Klubi i vë çmim fillestar 300 mijë euro. Trajneri Ze Maria pranon se një prej mbrojtësve të krahut do të largohet. Albi apo Erioni, cili ka më shumë shanse për t’u larguar?

Olsi Avdiaj

Nuk ka asgjë zyrtare, janë vetëm fjalë, por mesa duket Albi Doka është në marrëveshje e sipër me një skuadër tjetër. Edhe pse klubi nuk deklaron gjë, duket se gjërat po shkojnë në rrugë të mbarë. Pranë klubit bëhet me dije se lojtari me të gjitha gjasat do të largohet në janar. Akoma nuk është bërë e qartë, se cila do të jetë skuadra e re e talentit bardheblu. Synohet Kroacia, por po punohet për skuadra të mëdha. Lugano, Grasshoppers, kroatët e Hajdukut të Splitit dhe belgët e Gentit e kërkojnë futbollistin. Për lojtarin e Tiranës në tavolinën e klubit bardheblu thuhet se ka një ofertë qindra mijëra euroshe. Kualiteti dhe garancia që ka dhënë në fushë në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar dhe këtë sezon u shoqëruan me interesin e disa klubeve europiane për mbrojtësin e djathtë. Skënderbeu është gati të paguajë 150 mijë euro për ta bërë të vetin lojtarin. Thuhet gjithashtu, se klubi bardheblu i ka vënë një çmim kartonit të lojtarit që do të jetë të paktën 300 mijë euro. Nëse ka oferta edhe më të mëdha, atëherë të gjithë do të jenë të mirëpritur. Gjithsesi, një gjë është e qartë: Doka me të gjitha gjasat nga janari e në vazhdim do të ketë një skuadër tjetër, për të mos thënë që marrëveshja është mbyllur që tani në dhjetor dhe në janar do të zbulohet vetëm destinacioni. Futbollisti i ri Albi Doka debutoi në çerekfinalet e Kupës ndaj Kukësit, të luajtur më 1 shkurt 2017, duke regjistruar 5 ndeshje në këtë aktivitet. Aq mjaftoi që ai të kthehej në titullar fiks te skuadra e Josës, duke u aktivizuar edhe në 17 ndeshje të kampionatit.

Hoxhallari – Për Erion Hoxhallarin, situata është pak më ndryshe. Lojtari pogradecar pëlqehet shumë nga Kukësi, Partizani, Skënderbeu dhe disa skuadra jashtë Shqipërisë, pasi prej kohësh po shkëlqen në fushë, pikërisht në krahun e majtë. Erion Hoxhallari, në korrik 2016 hodhi firmën 2-vjeçare dhe është nën kontratë deri në fund të sezonit. Por tani çështja është e ndërlikuar dhe duhet të lërë bardheblutë, edhe pse Hoxhallari është një nga investimet më të vlefshme që klubi ka bërë gjatë viteve të fundit, pasi ai ka gjetur hapësira aktivizimi në ekipin e parë që në moshë të vogël. Edhe për Hoxhallarin ka pasur oferta dhe gjasat janë që lojtari të largohet nga bardheblutë. Tirana është gati ta lërë të lirë për një shumë të madhe, ndonëse parësore është oferta që do të vijë. Nëse lojtarit i vjen një ofertë nga ndonjë klub i huaj, apo shqiptar ai do të largohet. Gjithsesi, një gjë është e qartë! Pa Hoxhallarin në nivele të larta, Tirana nuk është se bën ndonjë gjë të madhe.

Afrikanët – Priten disa të huaj te Tirana, por më parë duhet të zbrazet ekipi. Majkëll Ngoja dhe Hardi Binguila janë dy lojtarët që mund të ikin nga ekipi. Njëri për t’u shitur, tjetri të largohet, sepse nuk dha asgjë. Në ditët në vazhdim priten spastrimet e para, me Binguilën, që dje nuk doli në stërvitje dhe që mesa duket ka marrë një rrugë pa kthim, atë larg Tiranës…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online