“Do t’i shënoj edhe Erzenit, por nuk i festoj”! I dha fitoren ndaj Bylisit, Goxha zbulon bisedën e pazakontë me Martinin: Më ke gati për sulmues

Jurgen Goxha arriti që të shënonte golin e vetëm dhe që i dha fitoren Teutës ndaj Bylisit në shifrat 1-0. Roli i tij është mbrojtës, por shpeshherë e shohim duke tundur rrjetat kundërshtare. Në një intervistë për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” me Drilon Xhepollarin, lojtari ka zbuluar bisedën e pazakontë me trajnerin Martini teksa i ka shprehur gatishmërinë për të qenë sulmues.

“Jam kënaqur më shumë për tre pikët pasi na hiqte nga zona e ftohtë. Tani shohim për lart. Me Cyrbjan kam luajtur që i vogël, e njoh. Që kur ktheu topin për në këmbën e majtë, e dija se ku do ta krosonte. Kam deklaruar edhe më para që kam qejf të luaj sulmues pasi kam shënuar gola. I kam thënë Martinit kur kam ardhur që nëse do t’i hyjë në punë, mund të më llogaris edhe si sulmues.

Por shpresoj të luaj në mbrojtje dhe ekipi të mos ketë nevojë për mua në sulm. Festimi? Nuk e kisha përjetuar më parë të shënoja për qytetin tim. Ktheva kokën dhe pashë 50 shokët e mi, prandaj festova ashtu. Për Erzenin kam nostalgji pasi kam qenë aty dhe më pas firmosa te Tirana. Kam kaluar vitet më të bukura aty. I kam thënë shokëve që do të shënoj edhe me Erzenin, por nuk do t’i festoj”, tha Goxha. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online