Do të ndeshet kundër Dylan Morann, Florian Marku ia thotë në sy: Shansi për t’u ndeshur me mua në ring vjen vetëm njëherë në jetë

Florian Marku do të rikthehet në ring pas një mungese të gjatë, prej një viti. Në datën dy shtator, boksieri shqiptar do të përballet kundër irlandezit Dylan Morann. Ishte ky i fundit që e kërkoi këtë përballje, teksa i kishte filluar ngacmimet me Markun në rrjetet sociale disa kohë më parë. Ndërkohë në një përballje mediatike, Florian Marku i ka treguar kundërshtarit se përballja me të është shans që vjen njëherë në jetë.

“Shansi për të më luftuar mua, për t’u ndeshur me mua vjen njëherë në jetë. Ia ka dedikuar jetën time këtij sporti. Dylan Morann ka sakrifikuar vetëm këto tre muaj se do të luftojë kundër Markut sepse për të, kjo ndeshje është si një ndeshje për titull bote, por për mua, çdo stërvitje, çdo ndeshje, çdo ditë që kalon vlen si të ishte një titull bote”, tha Florian Marku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online