Nga Klaudio Ndreca
Vllaznia e ka mësuar kundërshtarin e saj në Europë. Ekipi i drejtuar nga Brdaric do të përballet kundër skuadrës së Siroki Brijeg. Ndeshja e parë do të zhvillohet në datën 8 korrik, ndërsa përballja e kthimit luhet një javë më vonë në Shkodër. Ndryshe nga Partizani dhe Laçi, Vllaznia gjendej te ekipet jo favorite dhe kundërshtari i saj do të ishte më i fortë në letër.
Megjithatë bëhet fjalë për një rival që mund të kalohet nëse shkodranët do të mbajnë vijmësinë e fundit të sezonit në Superiore. Nga ana tjetër Siroki ka prezantuar Vllazninë në faqjen zyrtare me këto fjalë: “Ekipi shqiptar ka histori të pasur në vendin e tij. Nëntë herë si kampion kombëtar, shtatë herë fitues të Kupës dhe dy herë fitues të Superkupës. Ecuri e saj në Europë do të jetë dalja e 13 në skenën europiani dhe e para në dhjetë vitet e fundit”, shkruhet nga klubi i Siroki. /Sport Ekspres/