Xhuliano Skuka ka munguar në listën e ekipit të parë të Metz në kohët e fundit. Sulmuesi shqiptar u dërgua në ekipin e dytë për të marrë më tepër minuta, por nga ana tjetër ishte edhe një shkundje për të punuar më tepër.
Leksioni ka përfunduar dhe ish-sulmuesi i Partizanit është rikthyer në ekipin e parë. Skuka ndodhet në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sotme kundër Niort të vendit të fundit. Fitorja mbetet detyrim për Metz në mënyrë që të vazhdojë garën për një nga dy vendet e para që të dërgojnë në Ligue 1. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#CNFCFCM [ ??? ]
? Le groupe messin convoqué pour le déplacement à @ChamoisNiortais est présenté par @EauCarola.
Carola, partageons le goût d’être ici ?https://t.co/eJKzQM7qtU pic.twitter.com/VdeG3BmUjE
— FC Metz ? (@FCMetz) May 5, 2023