VIDEO/ Mihana trondit Vllazninë dhe i heq fitoren në minutën e fundit, Egnatia blindon vendin e 3 dhe afron Bylisin me Kategorinë e Parë

Egnatia ka arritur të fitojë ndaj Bylisit me shifrat 2-0. Ekipi i Tetovës nuk ka gabuar dhe shfrytëzoi daljen me karton të kuq të Macollit në minutën e 28. Dominimi i madh i vendasve nuk u përkthye në gola në pjesën e parë. Në të dytën ndryshoi historia, teksa Malota i dha avantazhin në të 59 duke dërguar topin dhe Adilin në rrjetë. Më pas ishte Redi Kasa që dyfishoi shifrat. Ky i fundit po ndiqet me vëmendje edhe nga Silvinjo. Me këtë fitore Egnatia qëndron në vendin e tretë, ndërsa Bylisi afrohet më tepër me Kategorinë e Parë.

Nga krahu tjetër Vllaznia u befasua në minutën e fundit nga Kastrioti në barazimin 2-2. Coba shënoi në minutën e 43 pas një topi të lënë në zonë nga mbrojtja e Kastriotit. Vetëm dy minuta më vonë Juric i dhuroi një penallti kundërshtarëve dhe u ndëshkua me karton të kuq, atje ku Rexhinaldo nuk mund të gabonte. Pavarësisht superioritetit numerik, me nisjen e pjesës së dytë ishte Kaina që shënoi për Vllazninë në 1-2. E kur pritje mbyllja e takimit, Mihana realizoi me kokë në minutën e parë të shtesës dhe i dha një pikë Kastriotit. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Vllaznia

Karton i kuq Juric 45’+1′

Egnatia-Bylis

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online