“Do të jetë kampionati im i fundit“, Kristiano Ronaldo i shokon të gjithë dhe njofton pensionimin

Kristiano Ronaldo ka dhënë një deklaratë të fortë së fundmi. Ndoshta shumë nuk mund ta imagjinojnë një futboll pa yllin portugez dhe Leo Mesin në fushë, por vitet kalojnë dhe koha tashmë punon kundër tyre. Sulmuesi i Juventusit mban 35 vite mbi shpinë dhe e di se cikli me Kombëtaren e tij do të mbyllet së shpejti.

“Kupa e Botës Katar 2022 do të jetë e fundit për mua”, ka deklaruar Kristiano Ronaldo, duke njoftuar kështu edhe momentin se kur do të pensionohet nga Portugalia. 5 herë fituesi i Topit të Artë ka mundësinë të synojë edhe për dy trofe me luzitanët, teksa përpara e pret Euro2021 dhe më pas Botërori, ndërsa deri më tani ka arritur të ngrejë vetëm një herë Kupën e kampionatit europian, të cilin e fitoi në vitin 2016 përballë Francës. Në vitin 2022 Ronaldo do të jetë në moshën 37-vjeçare dhe mbetet për t’u parë nëse atëherë do të jetë edhe koha kur do të ndahet përfundimisht nga futbolli i luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online