“Ka edhe ditë “JO““, Alibeaj ka bindjen e plotë për Kombëtaren: Këta lojtarë do na japin kënaqësi të mëdha

Barazimi i sotëm i Kombëtares shqiptare ka ndezur sërish kritikat për trajnerin Reja, që sërish nuk heq dorë nga skema e tij 3-5-2. Megjithatë, besimi në radhët e FSHF-së vazhdon të mbetet i palëkundur për trajnerin italian. I ftuar në emisionin “Sport News Plus” në “News 24”, anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Enkeleid Alibeaj është shprehur se është i kënaqur me punën e teknikut të Kombëtares. Lojtarët e rinj japin shpresë për të ardhmen dhe Alibeaj ka bindjen e plotë se do të përjetojmë shumë emocione prej tyre.

“Absolutisht jemi të kënaqur me Rejan. Ka sjellë lojtarë të rinj. Të gjitë biem në një kurth. Ne kemi një mbrojtje që e gjitha luan në Serie A. Të gjithë kemi pritshmëri të larta. Por mund të ndodhë edhe fakti që të ketë ditë “jo”. Kishin një farë frike të vogël mos pësonin ndonjë gol fantazmë. Kazakistani është një ekip i vogël dhe për këtë biem dakort të gjithë. Kemi një buqetë talentesh si asnjëherë më parë. Sot kemi të gjithë parametrat për të aspiruar lart. Por jemi në momentet e para të formimit. Për mua është bindje, që këta lojtarë rrugës duke ecur do i japim një kënaqësi të mëdha popullit shqiptar“, ka thënë Alibeaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online