Shqipëria në grupin e çuditshëm, tjetër barazim dhe Kombëtaret ecin krahë për krahë me njëra-tjetrën

Kombëtarja shqiptare duket se ka rënë në grupin e çudirave. Barazimi i sotëm i kuqezinjve në transfertën e Kazakistanit pritej të prishte balancat në renditje, por asgjë e tillë nuk ndodhi. Një tjetër barazim ka ardhur në mbrëmje, ku Lituania dhe Bjellorusia e kanë mbyllur takimin mes tyre në shifrat 2-2.

Duket sikur asnjëra prej Kombëtareve nuk e dëshiron shkëputjen në krye, teksa ecin krahë për krahë me njëra-tjetrën me nga 4 pikë në 3 ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Rezultatet janë identike për secilin ekip përfaqësues, ku deri tani si Shqipëria, Lituania, Kazakistani dhe Bjellorusia numërojnë nga një fitore, një barazim dhe një humbje në Ligën e Kombeve. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë pasqyera e renditjes pas përballjeve të pak ditëve më vonë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online