Do të jetë apo jo “Zoti”? Shuhen dyshimet e fundit, Suedia publikon listën për Europianin

0

Pesë vite mungesë dhe rikthimi i tij në Kombëtaren e Suedisë u përcoll me bujë të madhe. Pas marrjes së rolit të liderit te Milanit, duke i udhëhequr drejt një sezoni surprizues në Serie A, Zllatan Ibrahimoviç pritej të bënte të njëjtën gjë edhe me nordikët. Por mosha ka nisur të japë efektet e veta, teksa shpesh herë ka qenë pre e dëmtimeve.

I fundit ishte në takimin kundër Juventusit, ku mbylli sezonin përpara kohe me “djajtë” dhe bashkë me të i dha fund edhe shpresave për të qenë pjesë e Euro 2020. Tashmë shuhen të gjitha dyshimet. Suedia ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar dhe Europës do i mungojë i vetëshpalluri “Zoti” i futbollit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.