“Do të jemi dinjitoz kundër Kukësit”, trajneri i Tiranës: Nuk do të luajnë si Skënderbeu për një pikë

0

Tirana do të përballet kundër Kukësit pas barazimit të marrë ndaj Skënderbeut, atje ku bardheblutë bënë hapin e gabuar për titullin kampion. Por trajneri Shehi është i bindur se këtë herë flitet për një tjetër histori pasi ndryshon mënyra e lojës mes ekipeve kundërshtare. Kukësi luan futboll më të hapur dhe pika e dobët e saj është mbrojtja, duke i lënë hapësira Tiranës për të shënuar dhe krijuar mundësi, ndryshe nga Skënderbeu i javëve të fundit.

“Ka nisur faza e fundit, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të mos shohim shumë larg, pasi vetëm kështu mund të arrijmë objektivin tonë. Luajmë përballë një kundërshtari si Kukësi, që pavarësisht vështirësive që ka hasur këtë sezon, ka një organikë të mbushur me lojtarë cilësorë, të cilët mund ta zgjidhin ndeshjen në çdo moment, ndaj duhet të kemi vëmendjen e duhur ndaj këtij kundërshtari.

Skuadra ka punuar shumë mirë dhe grupi ka qenë i plotë në dispozicion. Jemi në formë të mirë dhe pres që të bëjmë një 90-minutësh dinjitoz përballë Kukësit. I vetmi që do të mungojë është Danso për shkaqe disiplinore.

Ndeshjet ndryshojnë nga një kundërshtar te tjetri dhe nëse Skënderbeu u ngjesh mbrapa për të marrë një pikë, nuk besoj që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Kukësin. Ndaj verilindorëve pres një ndeshje tjetër, ku edhe sulmuesit do të kenë më shumë hapësira për të bërë punën e tyre”, u shpreh Shehi. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.