VIDEO/ Festa e golit kthehet në sherr, Granit Xhaka kacafytet me lojtarët e Romës

Bajer Leverkuseni është duke udhëhequr me rezultatin 0-2 në “Olimpiko” të Romës. Andrishi shënoi golin e dytë në minutën e 73-të, pas një goditjeje mbresëlënëse nga jashtë zone. Por festa e Leverkusenit zgjati pak pasi një sherr në fushën e lojës përfshiu lojtarët.

Filliisht ishte Granit Xhaka që u konfliktua me Leonardo Spinaxolën, më pas pranë tyre u grumbulluan edhe lojtarët e tjerë. Gjithsesi, ishte e vështirë për futbollistët e kampionëve të sapo shpallur të Bundesligës që të kontrollonin Xhakën. Ky i fundit vijoi të kacafytej me kundërshtarët. Pas qetësimit të situatës, arbitri ndëshkoi me karton të verdhë si mesfushorin shqiptar, ashtu edhe Spinaxolën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/