“Do shkoja ta merrja me biçikletë”, Tuhel dëshiron Mbapenë te Bajerni: Do të luajë për ne

Verën e ardhshme një nga sulmuesit më të mirë të botës do të jetë lojtar i lirë. Kilian Mbapeja përfundon kontratën e tij me PSG-në në muajin qershor dhe sigurisht që çdo trajner do të donte që skuadra e tij të përfitonte nga kjo mundësi. I pyetur për një ribashkim me lojtarin francez, trajneri i Bajernit nuk i ka kursyer batutat.

“A dua të firmos me Kilian Mbapenë? Po, po, ai do të luajë për ne. Kjo është e qartë (qesh). Ai është i jashtëzakonshëm. Nëse do që të vijë, unë do të shkoj ta marr me biçikletë! Por realisht mendoj që kjo nuk do të ndodhë”, është shprehur Tomas Tuheli për “Canal+”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online