“Do dal me Dajën në pension te Partizani”, rrëfimi ndryshe i Gaz Demit: Gega? Vetëm një i çmendur do e hiqte

Gaz Demi ka bërë një rrëfim tërësisht ndryshe në programin e ri që ka nisur në “Top Channel”, “Jashtë loje”. Presidenti i Partizanit ka rrëfyer gjithë jetën e tij, duke prekur shumë aspektin familjar, por për t’u ndalur edhe në pjesën sportive që ka prekshmërinë më të madhe. Ekipi që Demi ka në kryesim është një emër i madh i futbollit shqiptar dhe që ka shumë mbështetës në këtë vend.

Por përse Partizani zgjodhi ndërprerjen e bashkëpunimit me Skënder Gegën, në kohën që ky ekip doli kampion? Arsyen e vërtetë e ka pohuar edhe njëherë tjetër presidenti i Partizanit, për t’i dhënë fund kësaj historie.

“Largimi i Skënder Gegës? Më tha Olsi që do të takojë Skënderi se ka një problem familjar. Më tregoi problemin që kishte dhe pasi e dëgjova, nuk kishim se çfarë të diskutonim më shumë. Shyqyr që e ndihmoi Zoti dhe u kalua, se ishte një problem shëndetsor. Pastaj këto të tjera janë pallavra rrugësh se vetëm një i çmendur e heq trajnerin kampion. Më afër te Partizani kam pasur Starovën, ndërsa në këto kohë të fundit kam më afër Olsi Ramën.

Nuk jam president që ndërhyj shumë, kur dolëm kampion me Gegën, tre herë e kam takuar të tëra. Unë nuk ndërhyj kurrë në formacion, nuk ka për të ndodhur kurrë se nuk dua t’i bie më qafë fëmijës së një tjetri për fëmijën e një mikut tim.

Ilir Daja? Nuk ka nevojë që të flas unë për të, kemi shumë besim tek ai. Ndoshta të dy do të dalim në pension te Partizani. Përse mund të heq dorë nga Partizani? Vetëm nëse më bën presion gruaja në shtëpi se do të shohi se i mungon lekët”, u shpreh duke buzëqeshur Gaz Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online