“Albani po luan më shumë se Vllaznia”, Sinemati ka kërkesë për sponsorin: “E frynë” shumë…

Gëzim Sinemati ka folur sa i përket situatës aktuale të Vllaznisë në kampionatin shqiptar, atje ku shkodranët janë ende duke kryesuar, pavarësisht humbjes së fundit kundër Laçit. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Sinemati ka prekur edhe intervistat e shpeshta të sponsorit Alban Xhaferi duke i kërkuar që të dalë më pak në mediat dhe televizionet sportive.

“Kjo humbje e marrë i duhej Vllaznisë. E fali ndeshjen me Kastriotin dhe e fali arbitri, se e dimë mirë atë rastin e penalltisë që u fol atëherë. Thanë se Vllaznia ka kundërshtar vetëm veten, por në fakt Vllaznia i ka kundërshtar të gjithë. E pompuan shumë, e rritën shumë. Pastaj edhe sponsori i ri, po luan më tepër Albani se Vllaznia. Po jep javë për javë intervista, ndryshe nga presidentët e tjerë që dalin e flasin rrallë në televizione. Kampionati ynë nuk do protagonizëm. Të rinjtë duhet të mësojnë nga këto ligje”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online