Moviola e Vllaznia-Laçi/ “Nuk ishte karton i kuq”, Lorenc Jemini për rastin e polemikës: E japin vetëm në Seria A

Vllaznia-Laçi ishte ndeshja më e rëndësishme e javës që lamë pas në Superiore, e cila përfundoi në shifrat 1-2 për kurbinasit. Një përballje që vazhdoi të diskutohej përtej 90 minutave për shkakun e disa episodeve ku vendoset në diskutim kryesori Cjapi. Dy janë rastet më të komentuara, për ta nisur me ndërhyrjen e Shehut ndaj Krujës në minutën e 20, atje ku është kërkuar menjëherë kartoni i kuq. Po i njëjti lojtar arrin që të shpëtojë pak minuta më vonë, pavarësisht se bën një ndërhyrje të gabuar ndaj Adilit dhe në atë moment ishte i ndëshkuar me karton të verdhë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, Lorenc Jemini ka bërë moviolën e kësaj ndeshje.

“Cjapi ka arbitruar mirë deri tani dhe mendoja se do të ishte në nivelin e duhur te Vllaznia-Laçi, por ka bërë disa gabime. Minuta e 20: “Këtu nuk ishte për karton të kuq dhe tani do t’ju jap shpjegimet. Ishte karton i verdhë pasi Shehu ka mundësi që të kap topin, e ka këtë qëllim, është në lartësinë e topit dhe nuk është në kundër kohë. Nuk shkon direkt për të goditur gjurin e kundërshtarit dhe të ketë qëllim të ligë. Nga të gjitha cilësitë që ka kartoni i kuq, vetëm intensiteti e bën këtë ndërhyrje që të ketë këtë ngjyrë. Për të gjitha cilësitë e tjera është karton i verdhë. Kartoni i kuq ky mund të jepet vetëm në Seria A. Minuta e 30: “Ky është gabimi i vetëm i arbitrit në ndërhyrjen ndaj Adilit, duhej të ishte i verdhi i dytë për Shehun dhe të dilte me karton të kuq”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online