Largimi i parë nga skuadra e PSG-së gjatë merkatos së janarit do të jetë mesfushori francez, Lasana Diarra. Futbollisti 33-vjeçar iu bashkua klubit parisien një vit më parë dhe kontrata aktuale e lojtarit mbaron në fund të këtij sezoni.
Sipas asaj që raporton “parisunited.com”, një sajt ky me burime të forta pranë kampionë të Francës, Diarra dhe drejtuesit e PSG-së kanë rënë dakord të prishin me konsensus kontratën aktuale dhe mesfushori francez do është nga dita e sotme një lojtar i lirë.
Lojtarë të tjerë që po bëjnë gati valixhet te PSG-ja janë Hese Rodrigez dhe sulmuesi Timoti Ueah, ky i fundit do të huazohet deri në fund të sezonit në Skoci te skuadra kampione e Selltikut.