Dita e nesërme do të jetë vendimtare për të ardhmen e Edgar Çanit. Drejtori i sportiv i Vibonezes, Simone Lo Skiavo, deklaroi pak ditë më parë, se situata e sulmuesit shqiptar do të zgjidhet këtë fundjavë dhe se për 29-vjeçarin ka pasur interes të madh.
Ndërkohë, gjatë orëve të fundit po flitet se skuadra favorite për të afruar Çanin është Alesandria. Skuadra nga veriu i Italisë, nuk po kalon një moment të mirë, teksa ndodhet e 14-ta në renditjen grupit A të Serie C.
Në rast se transferimi i Çanit te klubi nga Piemonte do të realizohet me sukses, numri i shqiptarëve te Alesandria do të shkojë në dy, pasi aktualisht në atë skuadër aktualisht aktivizohet dhe qendërmbrojtësi 20-vjeçar Kleto Gjura.