Shkëndija e Tetovës është edhe pse garon si kampione e Maqedonisë, dihet nga të gjithë se është një skuadër shqiptare, dhe mund të kujtojmë këtu mikpritjen që i kanë bërë në çdo vend në gjuhën shqipe. Tetovarët do tentojnë të na bëjnë krenarë në Champions League, pasi kanë shumë shanse që të kalojnë në raundin e tretë të këtij kompeticionin.
Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani ka triumfuar në ndeshjen e parë me Sherifin e Tiraspolit me rezultatin minimal 1-0 dhe sot do të tentojë një tjetër rezultat pozitiv në Moldavi, ku do të vendoset dhe fati i kualifikimit. Kuqezinjtë kanë mjaft kualitet në përbërje dhe në ndeshjen e parë me pak fat mund të kishin marrë një rezultat më të thellë, por edhe sot kanë shumë shanse që të regjistrojnë një tjetër rezultat pozitiv.
Sherifi eliminoi Kukësin edicionin e shkuar dhe arriti deri në grupet e Europa League-s, megjithatë nuk është e njëjta skuadër dhe duhet përmendur se ndaj verilindorëve nuk është se ishte ndonjë skuadër që bëri kushedi se çfarë, madje ishte dhe inferiore mund të thuhet në ndeshjen e kthimit. Veç kualifikimit, Shkëndija mund të marrë në një farë mënyre dhe hakmarrje për eliminimin e Kukësit.
Pak minuta më parë janë publikuar dhe formacionet zyrtare, me Osmanin që ka hedhur në fushë një skuadër mjaft sulmuese. Ndeshje do të fillojë në orën 19:00.