Dita e së vërtetës, Marota e Paratiçi në selinë e Milanit

Tashmë nis sprinti final: Gonzalo Higuain te Milani, por edhe shkëmbimi Bonuçi-Kaldara, mund të kryhet gjithçka sot.

Administratori i deleguar i Juventusit, Bepe Marota, se bashku me drejtorin sportiv Paratiçi, janë paraqitur tashmë në selinë e Milanit dhe kanë nisur bisedimet finale.

Higuain do të kalojë te Milani në huazim për 18 milionë euro, si dhe mund të blihet përfundimisht nga kuqezinjtë për 36 milionë. Pritet vetëm që Juve te pranojë kërkesën e sulmuesit, i cili kërkon një dëmshpërblim prej 6-7 milionë eurosh, si ngushëllim.

Bonuçi e Kaldara pritet të shkëmbehen kokë më kokë, një biznes i shkëlqyer për të dy klubet në aspektin e bilancit, sepse regjistrojnë shifra të rëndësishme.

Në aspektin sportiv nuk dihet kush fiton, sepse Kaldara është lojtar i ri dhe me të ardhme të shkëlqyer dhe Milani del i lumtur, por edhe Juve merr një futbollist klasi dhe me shumë eksperiencë, pavarësisht se tifozët janë kundër rikthimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *