Dita e së vërtetës, Liverpuli e Totenhemi diskutojnë kurorën e Europës!

Pas një rrugëtimi 340-ditor UEFA Champions League ka arritur në vijën e finishit. Gjithçka nisi në 26 qershorin e vitit të shkuar me fazën paraeleminatore dhe tashmë do të mbyllet me kurorëzimin e fituesit në “Wanda Metropolitano”.

Përballje e gjitha angleze, me Liverpulin dhe Totenhemin që përplasin brirët për trofeun veshgjatë. E para herë në historinë e “Gjelave” që prekin finalen, ndërsa nga ana tjetër, “The Reds” do të provojnë të fitojnë për herë të gjashtë Championsin, për t’u bërë ekipi i tretë me më me shumë trofe pas Realit e Milanit.

Përplasje ka edhe mes dy trajneëve, Jurgen Klop e Mauricio Poçetino, të cilët kanë sjellë një revolucion të vërtetë që kur janë vënë në krye të ekipeve të tyre. Do të jetë arritja më e madhe në karrierën për njërin nga dy trajnerët, pavarësisht se argjentinasi i Totenhemit e ka prekur historinë me finalen.

Ndërkohë, Jurgen Klop do të provojë të thyeja mallkimin e gjashtë finaleve me radhë të humbura, që nga koha kur drejtonte Dortmundin e deri tani. Kjo është finalja e tretë për gjermanin, i cili një herë është mposhtur në vitin 2013 nga Bajerni në klasiken gjermane dhe një herë u mposht vitin e shkuar nga Reali i Madridit.

Të dyja ekipet kanë pasur një rrugë të gjatë për të mbërritur deri në finale, teksa të dyja janë kualifikuar nga grupe ferri, ku Totenhemi luante në grup ndaj Barcelonës, Interit e PSV-së, ndërsa Liverpuli me PSG-në, Napolin e Cervena Zvezdën.

Gjithashtu në fazën me eleminim direkt, “Gjelat” kanë eleminuar emra si Dortmund e Ajaks dhe mbi të gjitha favoriten Mançester Siti, ndërsa “The Reds” kanë hequr qafe Bajernin e Mynihut, Porton e Barçën. Përballja është e gjitha për t’u shijuar. Finalja nuk luhet, por fitohet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *