Dita e së vërtetës, Duka shpall i pari kandidaturën për kreun e FSHF-së

Asnjë surprizë, Armand Duka kandidon sërish për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, post që e mban prej fillimit të shekullit të ri. Me një postim në faqen e vet në Facebook, presidenti aktual ka zyrtarizuar kandidimin, duke kërkuar të vazhdojë në rrugën e nisur prej vitesh.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë”, shkruhet në statusin e Dukës.

Kjo është rruga e zgjedhur prej Dukës për të zyrtarizuar kandidimin, ndërsa në mbrëmje pritet ta imitojë Bashkim Fino, por me një dalje televizive në RTSH.

DEKLARATA

Së bashku për futbollin

Ndihem jo vetëm i detyruar por mbi të gjtha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Furbollit ka kërkuar rikandidimin tim në rolin e presidentit të ketij institucioni.

Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjjtha kategoritë, moshat dhe gjinitë vendosa të rikandidoj i bindur se të gjthë bashkë përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote mund të vazhdojmë se bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi.

Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjjthnjë e më të mirë.

Që nga ky moment jam në dispozicion te të gjjthë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore.

Me respekt Armand Duka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *