Nga Vijareali në Kinë, Bakambu bëhet afrikani më i shtrenjtë në histori

Sulmuesi i Vijarealit Sedrik Bakabu ka refuzuar oferta pa fund në Europë, sidomos nga Anglia, për të firmosur për klubin kinez Beizhing Guoan, duke u bërë futbollisti afrikan më i shtrenjtë në histori.

Guoan do derdhë në arkat e Vijarealit 44 milionë euro, por gjithashtu 34 milionë euro do të shkojnë në llogari të Federatës Kineze, pasi kohët e fundit është futur një taksë e re (për të ndihmuar futbollin kinez dhe për të ndalur dallgën e blerjeve të lojtarëve të huaj) për shpenzime kaq kolosale.

Nga ana tjetër, Bakambu ka firmosur kontratën e ëndrrave: 18 milionë euro në vit!

Sulmuesi kongolez shkoi te Vijareali në vitin 2015, për 7.4 milionë euro nga Bursaspori, ka shënuar 48 gola në 105 ndeshje dhe tani mund të thuhet pa frikë se është biznesi më i mirë i Vijarealit ndoshta në gjithë historinë e vet. 26-vjeçari është rritur te Soshoja në Francë, duke luajtur edhe për ekipet e moshave të Francës, por më pas zgjodhi RD Kongon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online