Dita e firmës, Kukësi drejt goditjes së dytë

Eduart Rroca dhe Kukësi kanë arritur marrëveshjen prej kohësh, ndërkohë që sot pritet të mbyllet gjithçka edhe me sulmuesin Vasil Shkurtaj. Verilindorët bënë ofertën më të mirë te Luftëtari dhe vlonjati duket se ka pranuar propozimin e tyre.

Sportekspres.com mëson se menaxheri i Shkurtajt ka mbërritur në Shqipëri dhe sot pritet të arrijë marrëveshjen me Kukësin dhe me pas të vijë zyrtarizimi.

Kukësi do të zhvendoset në fazë dhe koha është e limituar. Duke qenë nën kontratë, sulmuesi ka qenë disi i detyruar të pranojë ofertën e verilindorëve. Për trajnerin Armando Cungu në këtë mënyrë do të ketë më shumë alternativa për sulmin.

Në pjesën e parë të sezonit vetëm Rexhinaldo ishte opsion për shkodranin. Mbetet për t’u parë kush do jetë zgjedhje e parë për ofensivën, pasi duket e vështirë të luhet me dy sulmues qendrorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *