Disiplina përjashton Vllazninë Femra nga kompeticioni, Erzeni “kyç” stadiumin për tifozët dhe Doka pezullohet nga aktiviteti

Komisioni i Disiplinës ka njohur opinionin publik me vendimet e marra prej tij. Disiplina ka vendosur me “dorë të hekurt”, teksa është treguar e ashpër me masat e ndërmarra. Vllaznia, Kukësi, Elbasani dhe Erzeni e pësojnë prej sjelljes së tifozerive të tyre. Komisioni i Disiplinës ka ndëshkuar me gjobë klubet në fjalën, ndërsa Erzeni do të duhet të luajë edhe 4 ndeshje pa spektatorë. Kjo për arsye se Tefik Osmani, drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit me sende nga tifozeria e shijakase në ndeshjen e fundit.

Në listën e të ndëshkuarëve është edhe Albi Doka. Mbrojtësi i Tiranës është pezulluar për 3 javë nga aktiviteti sportive për shkak të fjalëve fyese drejtuar gjyqtarit të ndeshjes. Ndërkaq, Vllaznia Femra është përjashtuar nga aktiviteti i Kupës së Shqipërisë për këtë edicion dhe në atë pasardhës, duke qenë se ekipi nuk u paraqit në fushë në përballjen kundër Gramshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës në ndeshjen kundër FK Kukësi, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në terrenin sportiv dhe duke shkaktuar dhunë ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/b, 17/1/c, 17/2/b, 17/2/f, 17/2/h dhe 35 të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.
  4. Lojtari i KF Tirana, Albi Doka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 3 (tre) javë pezullim nga veprimtaritë.
  5. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  6. Lojtari i KF Teuta U-17, Samuel Xhafkollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  7. KF Vllaznia Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kupës së Shqipërisë, kundër KF Gramshi Femra, në bazë të neneve 16/1 të KDE dhe 32/2 të rregullores së aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftëtari, Sousa Santos Jersival, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online