Disiplina | “Fanatics” në izolim, Kukësi përkëdhelet për shishet dhe kapsollat

Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet për ndeshjet e javës së 11-të. në këtë mënyrë Kukësi, i cili për të parën herë kishte përkrahjen e tifozersië është gjobitur, për sjellje të gabuar. Në anën tjetër e pësojnë dhe tifogfrupi “Tirona Fanatics”, të cilët u bënë shkaktar që ndeshja të niste me vonesë. Në dy ndeshjet e ardhshme bardheblutë nuk do ta kenë mbështetjen e tifozerisë së organizuar. E pëson dhe drejtoi sporti i Kamzës, Andi Matraxhiu, i cili është pezulluar me 10 ndeshje.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek.
  2. Grupimi i Tifozëve të KF Tirana, “Tirona Fanatics” për sjellje të gabuar duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS perjashtohet nga pjesemarrja per 2 (dy) ndeshje te njëpasnjëshme ne sektoret perkates te stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana, të ekzekutojë vendimin duke mbyllur sektorët përkatës.
  3. Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.
  4. Zyrtari i KF “Turbina”, Engjëll Belshi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *