Disiplina/ Egnatia e pëson nga tifozët dhe është i vetmi ekip me sjellje të gabuar në Superiore, Apolonia merr paralajmërim

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në FSHF ka bërë publike sot vendimet e marra për ngjarjet që kanë ndodhur në javën që lamë pas të futbollit shqiptar. Egnatia është i vetmi ekip që bëhet subjekt i Komisionit të Disiplinës sa i përket klubeve të “Abissnet Superiore”-s. Rrogozhinasit janë dënuar me një gjobë prej 100 mijë lekësh për shkak të hedhjes së sendeve në fushë nga ana e tifozëve.

Për të njëjtën masë disiplinore është dënuar edhe FK Tomori, i cili duhet të shlyejë një gjobë prej 50 mijë lekësh. Ndërkohë Apolonia paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar nga ana e zyrtarevë të klubit do të marrë ndëshkimin e merituar sipas rregullores nga Komisioni i Disiplinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  3. FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. Lojtari i KF Maliqi, Arlind Xaka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i SH.S Albpetrol, Rudin Nako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF Bylis U17, Paulin Sinarrapaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online