Ka dhënë dorëheqjen nga futbolli, Totthenham-i planifikon kthimin e portierit 39-vjeçar pas dëmtimit të Lloris-së

Hugo Lloris ka pësuar një dëmtim që pritet ta lërë jashtë për një kohë të gjatë. Tottenham duhet të gjejë një zgjidhje për katërkëndëshin në një kohë të shkurtër. Me merkaton e mbyllur, Spurs-at kanë si mundësi të vetme lojtarët që nuk janë në marrëdhënie kontraktuale me ekipe të tjera.

“Daily Mail“ shkruan se klubi londinez ka planifikuar të sigurojë një marrëveshje me Ben Fosterin. Ky i fundit dha dorëheqjen nga futbolli i luajtr në muajin shtator të vitit të kaluar, kur mbante veshur fanellën e Watford-it. Portieri anglez është në moshën 39-vjeçare dhe prej katër muajsh gjendet larg aktivitetit sportiv, duke e bërë që Tottenham-i të shkaktojë jo pak habi me këtë zgjedhje për të zëvendësuar Hugo Lloris-në./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online