Zyrtare/ Mesfushori shqiptar largohet pas vetëm disa muajsh nga skuadra, lë Turqinë për vendin ku kapi majat në karrierë

Enriko Papa është kthyer përsëri në Rumani. Mesfushori shqiptar ka përfunduar përkohësisht përvojën e tij në radhët e Rizesporit, te të cilët u transferua në korrik të vitit të shkuar. Klubi turk ka njoftuar përmes faqes së vetë zyrtare se Papa do të jetë përkohësisht pjesë e Sepsit në kampionatin rumun. Kampionat të cilin lojtari 29-vjeçar e njeh mjaft mirë, pasi pikërisht aty arriti shkëlqimin më të madh në karrierë duke luajtur për Botoshanin.

“Është arritur marrëveshja për transferimin e përkohshëm të lojtarit tonë, Enriko Papës, në skuadrën e Super Ligës së Rumanisë, Sepsi OSK. I urojmë atletit tonë një sezon të suksesshëm dhe pa dëmtime me ekipin e ri”, ka njoftuar klubi i Rizesporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online