Dy ndeshje shumë interesante në Lushnje dhe në Laç. Canka ka mundur që të shënojë dy herë në portën e Teutës, por durrsakët mundën që të ngushtonin diferencën falë një 11-metërshi, me Hilën që ishte protagonist. Në ndeshjen tjetër mes Laçit dhe Kamzës gjithçka me rrjeta të paprekur, por me një episod mjaft pikant. Në minutën e 18-të, Frashëri la të tijtë me 10 lojtarë pasi u ndëshkua me karton të kuq, për protesta të ashpra ndaj kryesorit Beqiri, pas akordimit të një goditje dënimi pranë zonës së Kamzës, në favor të vendasve. Episodi më i volitshëm ishte ai i Plakut, i cili gjeti vetëm traversën.
Lushnja 2–2 Teuta
Shënues: Canka 15′, 34’/ Hila 45 (11-m), Gjeorgievski 60′
GOAT
15′ – Branica pason për Cankën në dalje të zonës, me sulmuesin që provon me të parën, duke gjetur rrugën e rrjetës.
34′ – Canka kontrollon bukur një top që i vjen nga e majta dhe realizon i pashqetësuar nga brenda zone.
45′ – Hila tregohet i saktë nga pika e bardhë e panelltisë, duke ngushtuar rezultatin.
60′ – Dediç pasoi mjaft bukur për Gjeorgievskin, me këtë të fundit që në një pozicion diagonal realizoi golin e barazimit.
Lushnja: Bejte, Magani, Premçi, Bufazi (Korreshi70′), Ruço, Branica (Taullau 83′), Papa, Gava, Mone, Canka (Çela 69′), Pepa. (Të gatshëm: Spaho, Përgjini, Meto, Bizhyti). Trajner: Dritan Çuko.
Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Shkalla, A. Bilali (Kruja 41′),Hakaj, Hila, Hrkaç, Dediç, Beqja (Vila 79′), Latif, Lajthia (Peqini 57′). (Të gatshëm: Kastrati, D. Bilali, Lika, Hugo). Trajner: Gentian Begeja
Kartonë të verdhë: Gava 22′ Branica 82’/
Laçi 1–0 Kamza
Shënues: Uzuni 70′
GOLI
70’ – Harkim i bukur nga e djathta, Uzuni kërcen mbi të gjithë dhe tregohet i saktë duke gjetur golin e avantazhit, ndihmuar dhe nga dalja jo e saktë e portierit mik.
EPISODI
Faull afër zonës së Kamzës, fituar nga Uzuni, por Kamza protestoi ashpër. Më i egri në protesta ishte Frashëri, i cili u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë, por vijoi të protestonte ashpër dhe thuajse pati kontakt me arbitrin, i cili i tregoi edhe kartonin e dytë të verdhë.
Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Lushkja (Kallaku 46′), Lulaj, Eskerda (Jonuzi 75′), Nika (Xhixha 87′), Rexhinaldo, Uzuni. (Të gatshëm: Vata, Shala, Bushi, Prodani). Trajner: Gentian Mezani.
Kamza: Abdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Idrizaj, Arrabal, Ymeri (Malaj 59′), Rezi (Imeri 74′), Plaku, Fukui, Raçiç. (Të gatshëm: Gjonikaj, Leo Lelis, Mehmeti, Fili, Agalliu). Trajner: Ramadan Ndreu.
Kartonë të verdhë: Sefgjini 29’/ Arabal 16′, Çukoviç 17′, Frashëri 18′, Raçiç 59′
Karton i kuq: Farshëri 18′