DIREKT/ Xhejms rikthen festën në Korçë, por Skënderbeun e “tradhëton” Vangjeli

Është mbyllur pjesa e parë në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit. Barazim 1-1 në një ndeshje mjaft të bukur dhe me shumë raste. Golit të Afrim Takut i është përgjigjur Sindrit Guri në harkun kohor të 8 minutave.

Kategoria Superiore – Java 13

E shtunë, më 2 dhjetor, ora 17:00

Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë

Skënderbeu 2-1 Kukësi

Shënues: Taku 36′ Xhejms 69’/ Guri 43′

GOLAT

36’ – Xhejms shkon pranë fundores dhe lë pas një top, ku Taku vjen pas shpine dhe arrin të shënojë dhe nga pakujdesia e mbrojtjes së Kukësit.

43’ – Bakaj harko nga një goditje dënimi dhe Guri shkëputet mjaft bukur nga mbrojtja e Skënderbeut dhe tregohet i saktë në goditjen me kokë.

69′ –  Një pasim i zgjuar i Takut, shpërqëndron të gjithë mbrojtjen e Kukësit, me Xhejmsin që del i vetëm me Koliçin dhe nuk e ka të vështirë të shënojë.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Aliti, Mici, Nimaga, Lilaj, Muzaka, Taku, Xhejms (Aliti 90+3′), Gavazaj (Demte 85′). (Të gatshëm: Teqja, Kelmendi, Shkodra, Osmani, Sahiti.) Trajner: Ilir Daja.

Kukësi: Koliçi, Idrizi (Koldashi 79′), Hoxha, Shameti, Rrumbullak, Musolli, Imami (Joti 84′), Ethemi (Shtubina 63′), Kale, Bakaj, Guri. (Të gatshëm: Frashëri, Hallaçi, Peposhi, Memini.)Trajner: Mlladen Milinkoviç.

Gjyqtarë: J. Xhaja, R.Avdo, N. Bregasi, A. Shkreta.

Delegat: M. Baçi.

Vëzhgues: F. Tare.

Kartonë të verdhë: Vangjeli 39′, 72′ / Musolli 52′, Imami 63′, Kale 90′

Karton i kuq: Vangjeli 72′

EPISODET

4′ – Bakaj provon nga një goditje dënimi, topi devijohet dhe shkon në këndore.

9′ – Radas ka mundësinë të rrezikojë nga një goditje dënimi, topi devijohet nga muri dhe shkon në këndore.

10′ – Xhejms bën gjithçka mirë ga e djathta dhe shërben në krahun tjetër për Gavazajn, por Ethemi tregohet më i shpejtë dhe largon rrezikun.

14′ – Lilaj tenton të befasojë nga distanca, mjaft e rrezikshme tentativa që shkon ngjitur me shtyllën.

20′ – Radas godet nga një pozicion diagonal me portën, Koliçi tërhiqet disi pas dhe në vështirësi shmang një gol të sigurt.

26′ –  Hoxha provon nga një goditje dënimi, spektakolar Shehi që devijon në këndore.

27′ – Aksion i bukur i vendasve, Taku brenda zone godet, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

28′ – Korçarët rrezikojnë nga e djathta me pasimin për Nimagën, vendimtare ndërhyrja e Idrizit që largon rrezikun.

41’ – Gavazaj vigjilent merr një top të lënë nga Mici brenda zone dhe godet. Shpëtimtar Koliçi me pritjen me këmbë.

56′ – Gavazaj depërton nga e majta dhe futet brenda zone. Goditja e tij ndalet në rrëmujë nga portieri i Kukësit. 

57′ – Lilaj ka hapësirë për të goditur nga distanca, Koliçi pozicional neutralizon rrezikun.

61′ –  Guri merr një top nga qendra dhe del i vetëm me Shein, por goditja e tij ndalet nga “gardiani” i Skënderbeut.

64′ –  Radas provon sërish nga një goditje dënimi, në të njëjtën lartësi është dhe Koliçi që pret në mënyrë spektakolare.

65′ –  Taku ka mundësi  ideale, por devijimi i Musollit shpëton kuksianët.

72′ –  Vangjeli bën një ndërhyrje mjaft të ashpër ndaj Imamit dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë skuadrën e toij me 10 lojtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online