Vllaznia vijon të fitojë dhe këtë herë e ka bërë diçka të tillë kundër Veleçikut në derbi. Sërish ka vendosur braziliani Zhunior, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në “Reshit Rusi”. Pesë fitore në pesë ndeshje për skuadrën e Likës, që kryeson grupin A.
Dinamo nuk ka mundur të fitojë në transfertë kundër Shënkollit. Ky ishte i vetmi takim që u mbyll pa gola. Burreli ka befasuar Vorën, që edhe pse shënoi dy gola e para, nuk e ruajti avantazhin.
Levendi dhe Xhixhua barazuan rezultatin në 2-2, ndërkohë që Sejdini mund të shënonte për vendasit. Gjithsesi portieri Selaci priti penalltinë dhe më pas Xhixhiua shënoi golin e tretë për matjanët, që rezultoi i fitores.
Barazim në Fushë-Krujë mes Ilirisë dhe Korabit. Skuka për miqtë shënoi që në fillim dhe skuadra e Salës barazoi përmes Bardhit me penallti. Pati edhe një moment tensioni, pasi tifozët u acaruan me njërin nga anësorët.
Sende të hedhura në fushë dhe ndeshja u shty për disa minuta. Murrja me penallti në të 88’ kaloi sërish në epërsi dibranët, por Gjokeja në minutën e tetë shtesë arriti të barazojë dhe skuadrat ndanë nga një pikë.
KATEGORIA E PARË – JAVA 5
GRUPI A
E shtunë, më 6 tetor, 14:00
Shënkolli-Dinamo 0-0
Vllaznia -Veleçiku 1-0
Shënues: Zhunior 56′
Vora-Burreli 2-3
Shënues: Myslimi 7′, Mashi 10′ / Levendi 37′, Xhixhiua 43′, 88′
(Sejdini nuk shënoi me penallti, priti Selaci)
Iliria-Korabi 2-2
Shënues: Bardhi 79′ (pen.), Gjokeja 98′ / Skuka 10′, Murrja 88′ (pen.)
E diel, më 7 tetor, 14:00
Erzeni-Besëlidhja
Egnatia është e para sërish, pasi ka mundur 3-2 Tomorin në Rrogozhinë. Branica shënoi dy herë për vendasit, ndërkohë që Brajt Frajdej barazoi dy herë. Karakaçi në fund të takimit ishte ai që i dha fitoren vendasve. Në Fier derbi Apolonia-Lushnja nuk pati fitues. Prifti dhe Gjyla ishin autorët e golave për të dyja ekipet.
Pogradeci ka marrë tre pikë me vlera me Turbinën në transfertë, duke u ngjitur në vendin e dytë. Liqenorët triumfuan me rezultatin 1-4, duke përmbysur rezultatin. Roshi shënoi i pari me penallti, ndërsa më pas u kundërpërgjigjën Topllari, Shkulaku dhe Alimadhi. Pashaj shënoi autogol për cërrikasit.
Bylisi ka bërë detyrën kundër Elbasanit. Kofi realizoi dy herë në pjesën e parë, kurse Bajramaj i çoi shifrat në 3-0. Me këtë rezultat u mbyll i gjithë takimi. Në Orikum vendasit nuk ia dolën të fitojnë me Besën. Kavajasit shënuan të parët me Çekiçin, kurse Çaushaj baraspeshoi shifrat.
GRUPI B
E shtunë, më 6 tetor, 14:00
Apolonia- Lushnja 1-1
Shënues: Prifti 34′ / Gjyla 50′
Bylis- Elbasani 3-0
Shënues: Kofi 1′, 12′, Bajramaj 42′
Oriku- Besa 1-1
Shënues: Çaushaj 68′ / Çekiçi 56′
Turbina-Pogradeci 1-4
Shënues: Roshi 12′ (pen.) / Topllari 39′, Pashaj 52′ (aut.), Shkulaku 68′, Alimadhi 90′
Egnatia-Tomori 3-2
Shënues: Branica 20′,42′, Karakaçi 89′ / Frajdej 34′, 69′