Vora e Tomori në “greminë”, Vllaznia barazon në “derbi”

0

Tomori nuk ia ka dalë të fitojë në shtëpi me Elbasanin dhe tashmë diferenca mes këtyre dy ekipeve është pesë pikë, çka bën që asgjë të mos jetë më në dorë të beratasve. Verdheblutë mjafton të triumfojnë në sfidën kundër Turbinës javën e fundit, kur edhe mund të jetë vendosur gjithçka.  Sot cërrikasit ia dolën të marrin pikët e plota në Fier me Apoloninë dhe pritet të zgjidhin gjithçka javën e ardhshme me Tomorin.

Në pesëshen e parë Bylisi ia ka dalë të mposhtë Egnatian në transfertë, kurse në Lushnjë vendasit barazuan 1-1 me Oriku. Me këtë rezultat u mbyll edhe takimi Besëlidhja-Vllaznia, kurse Dinamo mposhti 0-1 Korabin në Kamzë.

Vora është me një këmbë në të Dytën, pasi u mund në transfertë nga Burreli. Matjanët do kërkojnë javën e fundit të shmangin fazën play-off. Gara për vendin e parafundit mbetet e hapur, pasi Shënkolli mposhti 4-1 Ilirinë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 26

Grupi A | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019, ora 17:00
Besëlidhja-Vllaznia 1-1
Shënues: Kamara 44′ / Gocaj 56′ (pen.)
Korabi-Dinamo 0-1
Shënues: Vrapi 65′
Erzeni pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019, ora 17:00
Shënkolli-Iliria 4-1
Shënues: Përgjini 16′, Frajdej 34′, 51′. Kalu 38′ / Lamaj 82′ (pen.)
Burreli-Vora 1-0
Shënues:
Levendi 86′
Veleçiku pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 4 maj 2019, ora 17:00
Egnatia-Bylis 0-1
Shënues: Janku 64′
Lushnja-Oriku 1-1
Shënues: Sefa 90′ (pen.) / Çapoj 4′
Besa pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 4 maj 2019, ora 17:00
Tomori-Elbasani 0-0
Apolonia-Turbina 0-1
Shënues:
Çutra 76′
Pogradeci pushim

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.