Direkt/ Në fije të perit, dy beteja në Shkodër e Durrës

Dy ndeshje shumë të luftuara pritet të luhen prej orës 16:00 në Durrës e Shkodër. Një finale mbijetese mund të konsiderohet ajo që do zhvillohet në “Niko Dovana”. Kamza u ringjall me Lushnjen, duke fituar pas 8 ndeshjesh, ndërsa Teuta në krahun tjetër pas një ecurie relativisht pozitive, u mund në Vlorë. Skuadra e Ahmatajt është 4 pikë mbi durrsakët dhe me një fitore sot do i konsolidonte pozitat në mesin e tabelës. “Djemtë e detit” në shtëpi duan të përsërisin ndeshjen me Vllazninë për të marrë një tjetër fitore që do i ndihmonte shumë në luftën për mbijetesë.

 

Në “Loro Boriçi” Vllaznia është më shumë se e detyruar që të marrë pikë të plota nëse nuk do t’i ndërlikojë pozitat e saj. Pas humbjes me Luftëtarin duhet reagim i menjëhershëm për të shfrytëzuar dhe përplasjen e rivalëve direkt, Kamzës dhe Teutës. Laçi në anën tjetër do një fitore që do e rikthente në garë për vendet e Europës. Bardhezinjtë janë makthi i shkodranëve në këto vitet e fundit.

 

Teuta – Kamza

Teuta: Moçka, Gjeorgievski, Hila, Krkaç, Hakaj, Beqja, Çyrbja, Dediç, Lajthia, Latif, Alhasan. Trajner: Gentian Begeja. (Të gatshëm: Kastrati, Hugo, Shkalla, Peqini, Vila, Kruja. D. Bilali).

Kamza: Avdyli, Frashëri, Çukoviç, Kuqi, Zguro, Arrabal, Malaj, Rezi, Mehmeti, Fukui, Plaku. Trajner: Julian Ahmataj. (Të gatshëm: Gjonikaj, Lelis, Idrizaj, Zefi, Ymeri, Basha, Fili).

 

Vllaznia – Laçi

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Mersini, Krymi, Lika, Tafili, Vucaj, Çinari, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Orelesi, Gurishta, Ribaj, Bardulla, Kalaja, Pjeshka.

Laçi: Selmani, Shtubina, Qaqi, Sefgjini, Lushkja, Gjoni, Jonuzi, Nika,  Rexhinaldo, Uzuni, Kallaku. Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Zogaj, Fangaj, Xhixha, Lulaj, Shala, Bushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *